Ngjarja horror në Korçë/ Flet e ëma e gruas: Vajza ishte e sëmurë, e shtrova vetë në spital por…
Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Korçë ka rreth vetes mister, teksa më herët u raportua që familjarët e gruas e dinin për shtatzëninë e saj.
Nëna e saj ka folur shkurt për gazetarët teksa i ka hedhur poshtë këto pretendime. Ajo tha se nuk e dinte që e bija ishte shtatzënë, duke shtuar se e dinte që vajza e saj ishte e sëmurë dhe e kishte dërguar vetë në spital.
“Ishte ishte e sëmurë, unë e shtrova në spital.”- tha ajo.
Po për shtatzaninë dinit gjë?
‘Jo, jo,jo.”
Po i shoqi ku ishte?
“Në shtëpi.”
Nuk ishte në Greqi?
“Po ishte dhe erdhi.”
Ngjarja e rëndë u zbulua ditën e sotme në Korçë ku Klodi Hasimllari, denoncoi në policinë e Korçës bashkëshorten e tij për vrasjen e një foshnjeje. Ai jetonte në Greqi dhe kishte një muaj që ishte kthyer. Vetëm disa ditë më parë ai vuri re një aromë të rëndë në shtëpi, ku mëngjesin e sotëm zbuloi edhe trupin e pajetë të një foshnjeje të sapo lindur, për të cilin thotë që nuk është fëmija i tij, pasi kishte një vit në Greqi.