Përveçse gjysh, bëhet baba për herë të pestë kryetari i partisë shqiptare nga martesa e dytë

Rritet familja e politikanit. Ai ka katër fëmijë nga martesa e mëparshme, ndërsa tani i ka lindur një vajzë nga martesa e dytë. Arlinda Balaj, bashkëshortja e dytë e politikanit e ka publikuar lajmin për lindjen e vajzës, por nuk ka zbuluar emrin e saj.

Fatmir Limaj, është kryetar i Partisë Nisma për Kosovën, të themeluar në vitin 2014. Në zgjedhjet e fundit ajo ka qenë pjesë e koalicionit fitues me PDK dhe AAK.

Fatmir Limaj ka luftuar në luftën e Kosovës dhe më pas i është futur rrugës së politikës. Ai është jurist me profesion. Edhe pse 46 vjeç, si shkruajnë mediat kosovare, Fatmir Limaj është edhe gjysh sepse fëmijët e martesës së parë janë të rritur në moshë.

Limaj ka qenë edhe ministër në qeverinë e Kosovës në vitet 2007 deri në 2010.

Share With:
Translate »
1203 Views