Aulona dhe Amara kanë “muhabete gocash” por i ndërpret balerina Olta Ahmetaj

Vajza e Aulona Mustës është rritur tashmë, aq sa mund të bëjë “muhabete gocash” me të ëmën. Ndoshta ende jo aq, por ca biseda sa për një foto që merr këtë diçiturë, mund t’i zhvillojë.

Gazetarja ka postuar një foto nga Pazari i Ri ku është duke zhvilluar këtë bisedën me të bijën. Pas pushimeve buzë detit nga bëri xhelozë shumë femra me linjat e saj, Aulona po shijon vendet e reja në Tiranë. Shoqen e ka, të bijën…madje dhe me flokë kaçurrela si Fatma, kolegia e Aulonës që i shohim prej kohësh bashkë.

E kanë admiruar të gjithë këtë foto, por që ashtu si linjat e gazetares në fotot nga plazhi, ka shkaktuar edhe xhelozi te disa mikesha, siç është balerina e njohur Olta Ahmetaj, partnerja e Fabi Bashës, e cila është mama e dy djemve binjakë. “Aaa lum si ti…Aulona Musta, unë kam vetëm futgol…”, shkruan ajo.

Po, kështu është kur lind binjakë djem…bashkë me burrin, ka thuajse një skuadër futbolli, ose futgoli… /Revista Class

Share With:
Translate »
1293 Views