Ndërron jetë 7-vjeçari nga sulmi terrorist në Barcelonë

Sulmi terrorist në Barcelonë preku qindra turistë, ndër ta fëmijë e të rritur që u plagosën dhe humbën jetën nga përplasja e furgonit.

7-vjecari nga Britania u deklarua i humbur që të enjten, por u konfirmua se ka humbur jetën duke cuar numrin e viktimave në 15.

Julian Cadman u shkëput nga nëna e tij sapo furgoni u përplas me këmbësorët në rrugën e njohur ‘Las Ramblas’ duke plagosur më shumë se 130 njerëz.

Policia katalanase konfirmoi se nuk ka më njerëz të humbur pasi janë identifikuar të gjithë viktimat.

Nëna e vogëlushit ka humbur dy këmbët në sulm, ndërsa ishte në vend për martesën e mbesës së saj.ë

Share With:
Translate »
848 Views