“Isha veç një telefonatë”, brenga e Anisës: Nuk i thashë dot motrës “jetë të lumtur”
Prej 7 vitesh, Anisa është shpërngulur në Greqi së bashku me bashkëshortin e djalin e saj për të nisur një jetë më të mirë. 5 vite më parë, ajo iu drejtua rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” për të mundur t’i bënte një surprizë prindërve të saj, por pamundësia e dokumentacionit ligjor grek e detyroi ta shtynte për një moment tjetër.
Kur largua nga Shqipëria, djali i saj ishte vetëm 11-muajsh dhe nuk e ka njohur kurrë babain e Anisës, ndërsa nënën e saj e ka takuar vetëm një herë, tre vite më parë. Sot në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan, ajo ka ftuar prindërit e saj për t’i takuar pas një kohe të gjatë, teksa rrëfen edhe brengën e saj për vitet që kanë kaluar.
Ardit Gjebrea: Në këto 7 vite, çfarë ka ndodhur me ty?
Anisa: Në këto 7 vite, është shumë e vështirë që të të martohet motra e mos të shkosh. Të të vdesë njeriu i zemrës e mos të shkosh. Në 7 vite më janë larguar tre njerëz nga jeta, më është martuar motra, më kanë lindur dy mbesa dhe unë nuk i kam parë. Kanë ndodhur shumë peripeci, shumë të mira, shumë të këqija. Unë kam qenë vetëm një telefonatë, asgjë më shumë. Nuk munda t’iu shkoja pranë. Nuk munda t’i thoja motrës time “jetë të lumtur” nga afër.
Ardit Gjebrea: Sa e bukur ishte kjo shprehja, “unë kam qenë vetëm një telefonatë”.
Anisa: Asgjë më shumë.
Ardit Gjebrea: Si ka ardhur koha, jemi mësuar ndoshta.
Anisa: Të kisha krahë të fluturoja, nuk kisha. Të kaloja ku do të shkoja? Nëse do të nisja të shkoja, kisha dy fëmijë prapa, kisha një jetë. Çdo gjë do të ishte…