“Bylbyli i Kosovës”, Ronela Gashi, 9-të vjeçarja e talentuar në muzikë
Ronela Gashi është vajza 9-të vjeçare shumë e talentuar në muzikë, madje kanë filluar ta cilësojnë edhe si “Bylbyli i Kosovës”, një emër të cilin ja ka vendosur vetë babai i saj.
E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Ronela na tregoi se ka filluar të këndojë që në moshë fare të vogël, e ka nisur kryesisht me këngë për fëmijë.
“Babi është ai që më ka nxitur drejt rrugës së muzikës pasi babi, motra dhe vëllai merrën me muzikë”, u shpreh Ronela.
Ajo nisi që të bëjë video duke kënduar me ndihmën e motrës së saj. Kënga që ajo ka kënduar fillimish është kënga “Gurbeti” nga Adem Ramadani pasi është edhe këngëtari i saj preferuar.
Ronela tregoi se me 19 qershor do të vijë sërish në Shqipëri pasi do performojë këngë me zërin e saj të mrekullueshëm. Në studion e emisionit të pasdites Ronela këndoi edhe një këngë të këngëtarit Ylli Limani.
Veç babait, për Ronelën motra e saj është mbështetësja e saj më e madhe pasi e ndihmon të këndojë ndërkohë që ajo luan në instrumente muzikore kryesisht me instrumentin e çiftelisë, ndërsa instrumentin që ka dëshirë të mësojë është violina.