“Gropa e zezë” e naftës, mbetjet hidrokarbure kërcënim për fëmijët e Topojës në Fier

Një gropë ku janë grumbulluar mbetje hidrokarbure është kthyer në kërcënim për banorët e fshatit Topojë në Fier. Aty kanë humbur shumë bagëti, ndërsa të frikësuar janë për fëmijët.

Kjo gropë e mbushur me mbetje hidrokarbure është kërcënim për fëmijët e Topojës në Fier.

“E frikshme se janë fëmijë të vegjël.”

Krijuar prej disa vitesh, banorët e kanë paguar shtrejtë papërgjeshmërinë e autoriteteve vendore.

Aty kanë humbur shumë bagëti, por zemrën e kanë të ngrirë për më të vegjlit.

Lopa më ra brenda dhe ngordhi. Të mos na ngecin fëmijët, ajo është më e keqja.”

Dëshmi e ndotjes që lëshojnë në natyrë kompanitë nxjerrëse të naftës.

Është nxjerrë e grumbulluar aty gjatë pastrimit të kanaleve kulluese.

“Nga Zharrëza dhe Marinza.”

“Vjen këtu dhe pastaj i marrin me skrep dhe i nxjerrin këtej.”

Stina e verës e bën edhe më të rrezikshme.

“Kur bën vapë shkrin e tëra dhe ikën prapë në kanal.”

Banorët e fshatrave naftëmbajtesë në vazhdimësi kanë denoncuar ndotje dhe papërgjegjshmëri nga kompanitë që shfrytëzojnë nëntokën, por që nuk kujdesen për efektet negative që prodhojnë për ata që jetojnë mbi të.

 

Share With:
Translate »
140 Views