E shatë Amal, po për Beyoncen çfarë do të thoni?
Rikthimi i divës së muzikës pop në media dhe rrjete sociale po bën shumë zhurmë sidomos ditët e fundit ku thuhet se format e saj trupore pas lindjes duken perfekte (të paktën nuk po e sulmojunë si Amal). Beyonce ka sjellë në jetë binjakët e saj Rumi dhe Sir në muajin qershor ku u diskutua se ka nisur të punojë fort në palestër për të rifituar trupin e saj të tonifikuar. Vetëm pak orë më parë, këngëtarja e albumit vizual “Lemonade” ka postuar në profilin e saj të instagramit një klip me foto ku shfaqen qartë format seksi e të rrumbullakosura. 37-vjeçarja shfaqet me një fustan të kuq të ngjitur pas trupit i cili nxjerr në pah hiret e saj perfekte edhe pse ka vetëm dy muaj që ka lindur. Një burim për revistën “E!” ka treguar se këto foto janë realizuar më 11 gusht në një festë private të organizuar nga Solange Knowles.