Super elegantë dhe sportivë nga palestra, por prapë fansat kritikojnë çiftin Clooney

Amal dhe George kanë preferuar që t’i mbajnë (s’e dimë për sa kohë) të distancuar nga jeta publike vogëlushët e tyre. Edhe vetë ata nuk janë shfaqur shumë shpesh, duke preferuar që këtë periudhë të bukur të jetës së tyre ta shijojnë në privatësi. Gjithsesi ata nuk jetojnë të izoluar, dhe janë fotografuar teksa me siguri po shkonin për të luajtur tenis. E veshur sportive, Amal dukej mjaft në formë dhe elegante. Por si gjithmonë ndjekësit e çiftit nuk e lënë të qetë dyshen e famshme. Ata e kanë “kryqëzuar” partneren e aktorit, pasi sipas tyre është shumë e dobët për të lindur dhe rritur dy binjakë. Juve si ju duket Amal?

Share With:
Translate »
839 Views