“Nuk isha ajo vajza si të tjerat, e vuaja shumë”, Elhaida Dani rrëfen fëmijërinë

Elhaida Dani e ftuar në “A live night” ka bërë një rrëfim të rrallë të jetës së saj duke nisur që nga fëmijëria. Këngëtarja tregoi se ka qenë fëmijë shumë i mbyllur, gjë të cilën e ka vuajtur shumë.  Mirëpo, të qenurit introvert Elhaida thotë sot se është pikë e fortë për të sot,.

“Jam rritur në familje ndryshe. Kemi ndërruar kushedi sa shtëpi, sa qytete dhe kjo më ka ndikuar në jetën time. Jam adaptuar me ndryshimin shumë shpejt, por më ka munguar stabiliteti. Puna e babait ishte e rëndësishme, do i dedikonim përkushtimin tonë. Kam pasur familje patriarkale.

Kisha dy vëllezër më të mëdhej. Mami im këndonte kur ishte e re, po babai i saj ishte fanatik në atë kohë. I ka mbetur peng gjatë gjithë jetës. Me dy vëllezërit donte të gjente një copëz talenti po nuk e gjeti. Për mua tha, Elhaidën e kemi këngëtare. 

Kam qenë fëmijë introvert.Vazhdoj të jem, por në fëmijëri e vuaja, më vinte inat që nuk isha jo goca që çdo njeri donte te lunate me të. Në lojërat e lagjes, unë isha e ftuara speciale që do këndonte, nuk isha vajza si të tjerat isha ndryshe. E vuaja në atë kohë, sot e shoh si pikë të fortë. Nëse je introvert nuk është diçka e keqe, ti po bluan diçka. Nëse ke një drejtim një talent ku ta hedhësh këtë do bësh diçka të bukur. Të jesh introverte e shoh si diçka pozitive”, rrëfeu Elhaida.

Share With:
Translate »
139 Views