Rriten ndjeshëm rastet me Covid në vend! Mbi 1 mijë të infektuar dhe dy viktima gjatë 24 orëve

Rastet me Covid janë rritur ndjeshëm. Në 24 orët e fundit nga 2221 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 1001 qytetarë. Ndërkohë dy qytetarë nga Tiranë të moshave 63-76 vjeç, kanë ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 31 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2221 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1001 qytetarë, në këto bashki:

464 në Tiranë, 73 në Durrës, 37 në Sarandë, 36 në Vlorë, 32 në Fier, 25 në Kamëz, nga 24 qytetarë në Lushnje, Elbasan, nga 23 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 18 në Berat, 16 në Dimal, 14 në Kavajë, 13 në Gramsh, nga 12 qytetarë në Kurbin, Korçë, 11 në Roskovec, nga 10 qytetarë në Bulqizë, Patos, Divjakë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Kukës, Mallakastër, 6 në Vorë, nga 5 qytetarë në Delvinë, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Shijak, Përmet, Poliçan, nga 3 qytetarë në Pukë, Mat, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Këlcyrë, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Selenicë, Libohovë, Pogradec, Skrapar, Librazhd.

Statistika (8 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1001

Të shëruar në 24 orë 687

Të shtruar në spitale 31

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2221

Testime totale 1,863,180

Raste pozitive 286,732

Raste të shëruara 277,576

Raste Aktive 5,644

Humbje jete 3,512

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,509

Fier 401

Durrës 365

Vlorë 339

Shkodër 213

Berat 204

Elbasan 171

Gjirokastër 163

Lezhë 115

Korçë 75

Dibër 63

Kukës 26

 

Share With:
Translate »
141 Views