Rrezik për shëndetin e fëmijëve, ISHMT bllokon rreth 2 mijë lodra

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bllokuar rreth 2 mijë lodra që konsiderohen rrezik për shëndetin.

Lodrat ishin kryesisht ujore dhe sipas ISHMT-së, ishin të prodhuara jashtë standardeve të nevojshme për të qëndruar në treg.

“Trupat inspektuese nga kontrollet e ushtruara në kryeqytet bllokuan 21 artikuj të ndryshëm ose rreth 2 000 lodra fëmijësh kryesisht ujore. Artikujt e ndaluar paraqesin risk potencial kimik për shkak të përmbajtjes së lartë të ftalateve, risk fizik duke shkaktuar mbytje, prerje, apo, dëmtim të fëmijëve,” – thuhej në njoftim.

ISHMT bëri thirrje që konsumatorët të kenë kujdes kur zgjedhin lodrat për fëmijë. Shkronjat CE duhet të jenë ngjitur në çdo produkt dhe të mos hiqet. Përmasat e logos duhet të jenë jo më të vogla se 5mm.

     

Share With:
Translate »
210 Views