Ndërkohë që Fahrije është shtatzënë, familja e Burak Ozçivit merr lajmin e keq
Fahrije Evxhen dhe Burak Ozçivit do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Por teksa Fahrije është shtatzënë, ajo është infektuar me koronavirus. Lajmin e keq e bëjnë të ditur mediat turke teksa raportojnë se me virus është infektuar edhe djali i tyre Karan. Burak ka dal negativ megjithatë ai po kujdeset për bashkëshorten. Fahrije dhe djali, Karan po marrin mjekim në shtëpi. Kujtojmë që Fahrije është në muajin e pestë të shtatzënisë. Në një intervistë pak kohë më parë çifti u shprehën të lumtur që do bëhen prindër për herë të dytë. “Jemi shumë të emocionuar, shumë të lumtur. Akoma nuk i kemi treguar Karanit. Edhe ne jemi të surprizuar. Nuk na intereson nëse është vajzë apo djalë, rëndësi ka të jetë mirë”, tha çifti.