Java Botërore e Ushqyerjes me Gji, ja çfarë duhet të dini

Java Botërore e Ushqyerjes me Gji festohet çdo vit nga 1 deri më 7 gusht.

Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), më pak se gjysma e të gjithë të porsalindurve në mbarë botën (44 përqind) ushqehen me gji gjatë pesë muajve të parë të jetës së tyre. E ndërsa sipas OBSH-së, fëmijët që ushqehen me gji janë më të shëndetshëm dhe më të fortë.

Përveç kësaj, krahasuar me fëmijët që nuk janë në gji, shanset e tyre për të qenë mbipeshë, obezë dhe të ndjeshëm ndaj diabetit janë dukshëm më të ulëta.

Vakti më i mirë për të sapolindurit është qumështi i gjirit pasi përmban antitrupa që ndihmojnë në shmangien e shumë sëmundjeve të zakonshme pediatrike.

Megjithatë, pavarësisht përfitimeve të shumta shëndetësore si për foshnjat ashtu edhe për nënat, ushqyerja me gji nuk është gjithmonë e lehtë.

 

Për foshnjat, ushqyerja me gji mund të zvogëlojë rrezikun e këtyre sëmundjeve:

Astma

Obeziteti

Diabeti i tipit 1

Sëmundje të rënda të frymëmarrjes

Infeksionet e veshit

Sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS)

Infeksionet gastrointestinale

 

Për nënat, ushqyerja me gji mund të ulë rrezikun e këtyre sëmundjeve:

Tensioni i lartë i gjakut

Diabeti i tipit 2

Kanceri i vezoreve

Kanceri i gjirit

Pavarësisht se sa suprem pretendon të jetë qumështi formulë, ai nuk mund të kompensojë kurrë qumështin e gjirit, i cili është një sekrecion i gjallë.

Share With:
Translate »
148 Views