E rëndë te Shkëmbi i Kavajës! 10-vjeçari bie nga kati i tretë i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se një 10-vjeçar polak ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli te Shkëmbi i Kavajës. I mituri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
172 Views