Kujtimet e vajzës së Merita Halilit kur Bill Clinton i shkroi një letër

Megi Qoshja është vajza e këngëtares së madhe shqiptare, Merita Halilit, e cila qysh në moshë fare te vogël  shkoi në Amerikë, ku jeton atje edhe në ditët e sotme. Bashkë me Megin dhe njërin nga prindërit, Raif Hyseni, bashkëshort i këngëtares Halili jemi kthyer shumë pas në kohë, diku në vitin 1999.  Këtë suplement preferuam të bëhemi pak nostalgjik, duke përcjellë emcione dhe mesazhe të rëndësishme edhe në ditën e sotme. Ndërsa Megi ishte vetëm 10 vjeç, jetonte shumë larg Shqipërisë dhe Kosovës, por me shpirt dhe veshë në trojet e saj. Kosova në këtë periudhë kohore ishte në një pikë mjaft të vështirë, pasi ishte lufta mes saj dhe Serbisë.

Familja e artistëve e cila jetonte në Amerikë, ishte në merak për familjarët e tyre e të gjithë njerëzit e tjerë që rrezikoheshin.  Megi në këtë moment merr një hap të madh për moshën që kishte. Përmes një letre ajo i drejtohet presidentit të atëhershëm amerikan Bill Clinton, ku tregon për gjendjen e shqiptarëve të Kosovës dhe gjendjen e familjes së saj.

Megi tashmë e rritur e kujton me nostalgji këtë moment, duke rrëfyer për intervistën tonë detaje interesante, duke filluar që nga dëshira për të bërë diçka, qoftë kjo edhe përmes një letre, e deri tek dërgimi i saj në Shtëpinë e Bardhë, shkollën dhe shoqërinë e Megit. Si e ka përjetuar ajo këtë periudhë? Si e përjetoi çastin kur mori përgjigjen nga Presidenti amerikan i asaj kohe? Janë disa nga pikat ku jemi ndalur në këtë bashkëbisedim me Megin dhe Raifin.

Sa vjec ishit kur i dërguat letrën presidentit të SHBA-së?

Unë isha 10 vjeç kur i shkrova letrën Presidentit Clinton.

Si e kujtoni atë periudhë?

Në terma të përgjithshëm, fjala “luftë”është një temë shumë sensitive për të gjithë, por inagjinoni ndjenjat dhe shkatërrimin që mund të sjellë me mendimi se njerëzit të cileët ti do dhe vendi yt mund të jenë në një rrezik të mundshëm. Unë vetë e mbaj mend që një ditë kur jam kthyer nga shkolla dhe shihja prinderit e mi në një stres konstant sa herë që shihnin lajmet çdo ditë. Deri sa një mbrëmje babai im më pyeti, çfarë do të bësh ti për të ndihmuar njerëzit e Kosovës gjatë kësaj kohe tragjike për vendin tonë?

Babai im më dha idenë që ti shkruaja një letër Presidentit Klinton. Qëllimi im ishte që të shpjegoja faktin se pse e lidhja veten me ata fëmijë që jetojnë në luftë. Në letrën time, unë duhet të pyesja Zotin President Klinton që të mundohej të kuptonte stresin dhe ankthin që unë dhe familja ime po përjetonim. Unë iu luta atij që të të arrinte të ndihmonte me të gjitha forcat fëmijët dhe njerëzit në Kosovë.

Çfarë dinit në atë kohë për Kosovën? Po për Shqipërinë?

Unë erdha në Amerikë kur isha 6 vjeç dhe e mbaj mend Kosovën dhe Shqipërinë si vende paqedashëse dhe shumë të bukura që gjithmonë do t’i quaj si shtëpinë time. Gjithçka që mbaj mend është se lufta ishte ndarë midis Kosovës dhe Serbisë.

Po tani që jeni rritur a jeni e informuar për ngjarjet në këto dy vende?

Sigurisht, unë u rrita me dashurinë për vendin tim përmes prindërve të mi dhe përfshirjes së tyre dhe suksesit në Shqipëri, Kosovë dhe përreth botës.

Nëse kur ishit e vogël kontribuat përmes një letre për Kosovën, po në ditët e sotme si kontribuon?

Sot jam mësuese e edukimit special dhe kam si synim që të zgjeroj njohuritë e mia, duke kryer një master në administrim. Jam shumë krenare që jam shqiptare, unë tregoj për kulturën dhe traditat e vendit tim edhe në klasën ku jap mësim. Gjatë kohës qëpo i shkruaja presidentit Bill Klinton isha veç një fëmijë dhe e bëra këtëpër të vetmen arsye që të ndihmoja fëmijët e Kosovës dhe sot vazhdoj akoma të bëj të njëjtën gjë, duke edukuar studentët e mi.  Çfarë mund të jetë më mirë sesa të paturit aftesinë për të  treguar për këtë kulturë kaq të bukur.

Sa shpesh i vizitoni këto vende?

Kur isha fëmijë i vizitoja gati çdo vit, por duke qenë se shkolla më zë një pjesë të madhe të kohës sime,së fundmi nuk kam mundur ta vizitoj shpesh. Edhe pse nuk i vizitoj Kosovën dhe Shqipërinë çdo vit, ato zënë një vlerë shpirtërore në zemrën time.

Kujtimi i Raif  Hysenit

Sa shpesh i sillni vajzat në Shqipëri e Kosovë? Si i shohin këto dy vende?

Ne e sjellim çdo vit dhe e ndjejnë veten sikurse ne. Ato vijnë me qejf dhe dëshirë shumë të madhe, sepse çdo vend ka të mirat dhe të këqijat e veta. Në Amerikën ne nuk mund të gjejmë të njejtën jetë sociale siç është në Shqipëri, as ne si prindër, por as ato si fëmijë. P.sh vajza e vogël ka dëshirë të qëndrojë para portës, të luajë në fëmiëjt, në USA s’mund ta lemë vetëm pasi jeta sociale është shumë e këndshme për ta këtu në Shqipëri. Këtu ata njihen me shumë banorë të lagjes, ndërsa në Amerikë jo. Madje shumë shpesh i flasim për shumë gjëra duke përfshirë edhe luftën e Kosovës.

Si i komentojnë ngjarjet e Kosovës, por edhe të Shqipërisë?

Të gjithë jemi koshient  çcfarë ka ndodhur me Kosovën, në atë kohë unë për dy muaj nuk dija asgjë për familjen time, a ishte gjallë apo vdekur. Ajo periudhë ishte shumë e vështirë edhe për mua dhe për Meritën. Në atë kohë kisha vetëm dëshirë të dija a janë gjallë apo jo. Edhe nëse nuk do ishin gjallë, vetëm ta dije e do pajtoheshe me të, por pritja asnjëjeëse të jep gjendje emocionale shumë të vështirë. Në momentin që mësova se familja ime ishte shëndosh e mirë kanë ardhur në Tiranë në shtpinë tonë këtu, e këtu dua të falenderoj edhe familjen e Meritës por edhe të gjithë shqiptarët që ndihmuan në atë periudhë. Por për t’ju përgjigjur pyetjes dua t’ju tregoj një rast, vajza e madhe ishte në mos gaboj o në klasën e 4 ose në 5, çdo stacion televiziv në Amerikë fliste për luftën e Kosovës.

I thashë vajzës “Megi po çka kontributi do japësh për luftën e Kosovës” e i propozova që t’i shkruante një letër Presidentit Bill Clinton. Problemi që Megi tha ishte adresa, por që ia sigurova unë gjetjen e saj. Ajo e shkroi letrën ku i drejtohej Presidentit Bill Clinton duke iu prezantuar me emrin Megi dhe nxënëse e klasës së 5 ku i shpreh mërzitjen, kuptohet me gjuhën e një fëmije, për situatën që ishte në Kosovë.  Pas dy muajve vjen nga shtëpia e Bardhë letra e përgjigjes së Presidentit Bill Clinton.

Ky ishte një moment shumë gëzues për mua e për të gjithë ne. Më pas ia çoi mësueses, e cila u befasua dhe ia shpjegoi nxënësve për situatën. Ndërsa mësuesja letrën ia tregoi drejtorit të shkollës, i cili na fton në zyrën e tij. Ai kishte dijeni për situatën e Kosovës por kur neve u ballafaquam, takuam, ai më tha  “Raif unë kam lindur në Amerikë, gjyshi, e stërgjyshi im janë amerikanë, por kurrë në familjen tonë ne nuk kemi marrë një letër nga Presidenti”.  Letrën e mbajmë me fanatizëm është kujtim shumë i mirë, SHBA i do shqiptarët.

Përgjigja e Bill Clinton në vitin 14 qershor 1999

E dashur Megi:

Faleminderit që më keni shkruar për Kosovën. Vendi ynë është duke punuar me 18 vende të tjera demokratike për të ndaluar qerverinë  e Sërbisë, të mos dëmtojë të pafajshëm në Kosovë gjë që i bën ata të lënë shtëpitë e tyre.  Si Presidenti juaj, unë besoj se me rëndësi është që të gjithë të kontribuojmë në nxitjen e demokracisë dhe të drejtave njerëzore në Kosovë dhe në vende të tjera aneambanë botës.  Them me bindje se duke punuar së bashku mund të ndihmojnë që botën ta bëjmë një vend më të sigurtë dhe të mirë.

Sinqerisht,

Bill Clinton

Merita Halili dhe Raif Hyseni, ambasadorë të denjë të muzikës dhe të kulturës shqiptare

Dy artistët Merita Halili dhe Raif  Hyseni përmes koncerteve të ndryshme përcjellin tek të huajt dhe jo vetëm, kulturën dhe traditat shqiptare. Pas qëndrimit në fund të muajit korrik dhe fillim të muajit gusht në Tiranë, çifti Halili dheHyseni  kanë dhënë në Amerikë një tjetër koncert në qendrën e Arteve Lincoln, të shfaqjeve dhe të koncerteve mu në qendër të lagjës Manhattan të Nju Jorkut.  Në koncertin, “E diela e Trashëgimisë – Nga Tirana në Tashkent”, Shqipëria dhe Kosova nga ylli i muzikës popullore shqiptare e mirënjohura në Shqipëri, Kosovë e në diasporë, Merita Halili dhe bashkshorti i saj Raif Hyseni dhe Orkestra e tij, të cilët me performancën e tyre “live” do të sjellin këngët dhe muzikën tradicionale shqiptare në qëndër të Nju Jorkut.

| Nga Brunilda Gorovelli

Share With:
Translate »
1119 Views