Më në fund një foto prej vërteti e djalit të Leartës

Më 16 gusht reja e këngëtares Shyhrete Behluli, Learta Jakupi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo dhe Kushtrimi u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Matin.
Në ditët e para, familjarët kishin deklaruar se nuk po e zbulojnë fytyrën e fëmijës për arsye të ‘mësyshit’. Por, është nëna e Matinit ajo e cila nuk përmbahet nga një foto e ëmbël e vogëlushit të cilën e shpërndau në Instagram. “Engjëlli im ” është mbishkrimi që ka vënë Learta sipër fotos në të cilën shihet fëmija duke fjetur mbi një jastëk reje.

Share With:
Translate »
1511 Views