Ishte adoleshente kur mbijetoi sulmit me bombë të ISIS në Bruksel, 23 vjeçarja i jep fund jetës pas 6 vitesh, nuk kapërceu dot sulmet e panikut dhe depresionin

Shanti De Corte ishte 17 vjeçe kur po ecte nëpër sallën e nisjeve të aeroportit belg në Zaventem më 22 mars 2016, me shokët e saj të shkollës përpara një udhëtimi në Itali, kur terroristët e Shtetit Islamik shpërthyen një bombë.

Ajo arriti t’i shpëtoi shpërthimit pa pësuar asnjë plagë fizike, i cili së bashku me dy shpërthime të tjera mori 32 jetë dhe plagosi më shumë se 300 të tjerë. Por Shanti mori një goditje të rëndë psikologjike nga ajo ngjarje, me sulme të vazhdueshme paniku dhe depresion.

Ajo kurrë nuk arriti të dilte nga gjendja ku ra menjëherë pas sulmit terrorist, pavarësisht se shkoi në një spital psikiatrik në qytetin e saj të lindjes në Antëerp për rehabilitim dhe mori një sërë ilaçesh kundër depresionit.

23 vjeçarja tentoi vetëvrasjen në dy raste të ndryshme në 2018 dhe 2020. Daily Mail raporton se në fillim të këtij viti, e reja zgjodhi eutanizimin – një procedurë e cila është e ligjshme në Belgjikë dhe vdiq më 7 maj 2022, pasi dy psikiatër miratuan kërkesën e saj.

Historia tragjike e Shantit u zbulua në fillim të kësaj jave kur nëna e saj Marielle tregoi për median belge VRT për dhimbjen e vajzës së saj. “Ajo ditë me të vërtetë e goditi atë, ajo kurrë nuk u ndje e sigurt pas kësaj,” tha Marielle.

Eutanazia është një term që njihet që në lashtësi dhe në thelb nënkupton një vdekje të lehtë dhe pa dhimbje, për të sëmurët të cilët nuk kanë shpresë për t’u shëruar, apo janë në gjendje terminale. Ajo kryhet me vullnetin e lirë të pacientit, ose kur ai nuk është i vetëdijshëm merret aprovim nga familjarët

Share With:
Translate »
155 Views