Rita Lati feston “25 vjetorin”, Roza e uron me fjalët me të ndjera

Ditën e sotme një nga aktoret më të njohura të humorit në Shqipëri feston ditëlindjen. Bëhet fjalë për Rita Latin, aktoren nga Vlora, e cila ka luajtur dhjetëra numra humori të cilat mbeten gjithnjë një pasuri e madhe e artit në vendin tonë. Rita është shumë e lidhur me të bijën, Rozën, e cila  gjithashtu ka zgjedhur rrugën e televizionit dhe prej kohësh e njohim edhe si moderatore në radio. Roza  gjithnjë e ka thirrur mamin e saj në emër, më saktë “Rita ime”. Mbrëmjen e djeshme, kur akrepat shënuan orën 12:00, moderatorja i ka dedikuar një shkrim shumë të bukur aktores së njohur. “Sot ka ditëlindjen e vogla ime… Gëzuar 25-vjetorin mbretëreshë! Je mam, bab, motër, vëlla, gjithçka unë kam. Siç e thashë natën finale të “Dance With Me”, je “mami im, mali ku unë mbështes kokën”. Për këtë 25-vjetor tëndin unë dua të të uroj nga larg veç shëndet dhe lumturi. Mos e hiq kurrë buzëqeshjen nga fytyra jote e vogla ime. Je frymëzimi im. Roza jote”,- shkruan ajo në Instagram bashkangjitur një fotoje kur aktorja ka dalë në një mur të pikturuar me zemra. Për Rozën, Rita do të ngelet gjithnjë 25 vjeç dhe ajo do të vijojë ta thërrasë në po të njëjtën mënyrë, sado kohë të kalojë, “e vogla ime”.

Share With:
Translate »
1053 Views