Çfarë duhet të dinë gratë shtatzëna që ngasin makinën

Gratë shtatzëna nuk duhet të ngasin makinën – një nga paragjykimet më të zakonshme në vendin tonë. Çdo grua shtatzënë sipas preferencave të saj, gjendjes shëndetësore si dhe sipas asaj se si ndjehet, mund të vendosë nëse do të ngasë makinën apo të përdor transportin

Ngasja e makines i ka defektet e saj, por edhe avantazhet e dukshme, prandaj çdo grua shtatzënë sipas preferencave të saj, gjendjes shëndetësore dhe sipas asaj se si ndjehet, mund të vendosë nëse do të ngasë makinë apo të përdor transportin.

Megjithatë, ju duhet të i kushtoni vëmendje disa gjërave, në mënyrë që udhëtimi të jetë i qetë dhe i sigurtë.

Pozicioni i ulëses – Karrigët në makinë mund të jenë të pakëndshme për një grua shtatzënë, kështu që ju duhet ti rregulloni dhe ti përshtatni ato për ju. Pozitë tejet e drejtë mund t’ju pengoj, kështu që do të ishte mirë të shfrytëzoni mbështetsin e karrigës, dhe nëse është i parehatshëm për pjesën e poshtme të shpinës, aty mund të vendosni një jastëk të hollë. Gjithashtu, ju mund të lëvizni ulësen prapa, në mënyrë që këmbët tuaja nuk janë shumë të përkulura, por ende mund të veproni mirë me kontrollet.

A është jastëku i ajrit (air bag) i rrezikshëm? – Qëllimi i airbag-ut është që të ju mbrojë në rast të një aksidenti trafiku. Kur aktivizohet, ajo kryesisht prek kokën dhe gjoksin, në mënyrë që barku dhe fëmija do jenë të mbrojtur nga goditja. Në çdo rast, jastëku nga ajri është i dobishëm, dhe nëse për shkak të barkut e keni lëvizur ulësen prapa, ai do të jetë i mbrojtur edhe nga aktivizimi i mundshëm i jastëkut të ajrit.

A duhet që të lidheni? – Sipas ligjit aktual të trafikut të gjithë janë të obliguar për tu lidhur në makinë, pavarësisht nëse janë apo jo shoferë. Rripi i sigurisë mund të dëmtojë fëmijën nëse ai nuk është vendosur siç duhet, dhe gjithsesi që mund t’ju mbrojë juve dhe fëmijën tuaj në rast të ndojë aksidenti. Rripi i sigurisë duhet të jetë i pozicionuar në mënyrë që të pjesa e poshtme, horizontale vendoset në pjesën e poshtme të barkut, kurse pjesa e sipërme vendoset mbi gjoks, ashtu që barku askund nuk është shumë i shtypur. Vet rripi nuk duhet të jetë shumë i shtrënguar, por as shumë i lirshëm, për të pasur një efekt mbrojtës.

Deri kur duhet të ngasni makinën? – Përgjigja më e mirë për këtë pyetje është – përderisa juve ju përshtatet. Në fillim të shtatzënisë, nënat e ardhshme shpesh ndihen të sëmurë dhe të dobësuar, kështu që është mirë për të shmangur ngasje në atë periudhë, si dhe në fund të shtatzënisë, kur barku është mjaft i madh dhe gratë shtatzëna e kanë të vështirë të përshtatën dhe të jenë të qeta në ulësen e ngasjes. Por në qoftë se ju jeni në rregull dhe ndjeheni mirë gjatë ngasjes së veturës, si dhe ju ndihmon për kryerjen e detyrave të përditshme, të tilla si për të shkuar në punë, për ti dërguar fëmijët në kopsht apo tek mjeku, dhe ju përshtatet më shumë se sa të përdorni transportin, atëherë nuk ka asnjë pengesë. Natyrisht, është e kuptueshme që për këtë duhet të flisni me gjinekologun tuaj dhe se ai mund të ju jap apo jo lejen për ngasje.

Gjatë ngasjes – Duke pasur parasysh situatën tuaj, kurrë mos e ngasni veturën më shumë se dy orë pa pushim. Pushimet le të jenë më të gjata, së paku një orë, për t’u çlodhur mirë. Mos vozisni nëse keni ndonjë dyshim në rregullsinë e makinës, ndiheni keq, në qoftë se mjeku juaj ju ka ndaluar ngasjen e makinës, ose nëse kushtet rrugore janë të këqija – mjegull, borë, akull. Nëse moti është i ngrohtë, sigurohuni që të keni mjaft lëngje, për të shmangur dehidratimin. Në qoftë se është shumë nxehtë, shmangni ngasjen e veturës që nuk është e pajisur me ajër të kondicionuar, dhe nëse është, nuk duhet jë jetë diferenca shumë e madhe midis temperaturës jashtë dhe asaj në makinë. Gjithmonë mbani dokumentet me vete, mos e harroni librezë shëndetësore dhe mbajeni në mend apo shënojeni grupin e gjakut dikun, pasi që kurrë nuk dihet se kur do të ju duhet.

Share With:
Translate »
993 Views