Crossfit, instruktori Guma tregon a mund të stërviten gratë shtatzëna

Në emisionin “Ditë e Re” me Arjola Shehun dhe Arjon Muçën, ne RTV Ora ishte i ftuar Leonsjo Guma i cili merret me disiplinën e crossfitit.

“Ka adrenalinë. Zbulon çdo ditë gjëra të reja” tregon Guma i cili më përpara merrej me sport.

Instruktori na tregoi për vajzën dhe bashkëshorten e tij, e cila e shoqëron gjatë stërvitjes së tij.

A ka ndryshim mes stërvitjes së grave e burrave?

Leonsjo Guma: Nuk ndryshon ushtrimi por tek pesha. Fillimisht mbahen seancat e para. Kush e zbaton dashurohet dhe ngelet në këtë sport”

A mund të bëhet në kushte shtëpie?

Leonsjo Guma: Mund të bëhen dhe në shtëpi, por duhet të kesh njohurinë e duhur për ushtrimet.

Sa orë stërvitje duhet të konkurosh në gara?

Leonsjo Guma: Duhen  4- 6 orë stërvitje.

A ke më fuqi pas 6 orëve stërvitje?

Leonsjo Guma: Eshtë sport i bukur. Çdo kush mund të vijë nga mosha 15-16 vjeç. 

A është i rrezikshëm nëse nuk ndiqet nga një instruktor profesionist?

Leonsjo Guma: Eshtë i rrezikshëm. Duhet të kesh instruksionin e duhur për çdo ushtrim.

A mund të bëjnë grate shtatzënë crossfit?

Leonsjo Guma: Duhet fillimisht konsulta me doktorin. Nëse shtatzania është normale atëherë mund të stërviten 30 – 40 minuta. 6 muaj pas shtatzanisë mund të rikthehet në crossfit. 

Pas sa kohesh duket ndryshimi?

Leonsjo Guma: 4- 6 muaj. Por duhet kujdes dhe me ushqimin.

Ka më shumë vajza apo djem në palestër?

Leonsjo Guma: Ka më shumë vajza.  

A ndikon në dobësim?

Leonsjo Guma: Crossfidi sjell humbje në peshë, displinë, të formon trupin. 

A ka pasur ndonjë martese, fejese brenda crossfidit?

Leonsjo Guma (qesh): Na ka ndodhur.

Share With:
Translate »
152 Views