Adoleshentes i vjen cikli në klasë, veprimi i saj tronditi botën

Një histori e hidhur nga ato më të dhimbshmet që mund të dëgjohen, i ka ndodhur një vajze vetëm 12 vjeçe. Historia vjen nga India, ku vajza e mitur u desh të përballej në mënyrën më tragjike të mundshme me momentin e ardhjes për herë të parë, të ciklit të menstruacioneve. Ajo ndodhej në klasë në mësim, kur vogëlushja pa rrobat dhe karrigia ishin bërë me gjak. Një situatë që mund t’u ketë ndodhur shumë femrave, por që reagimi i mësueses së saj ishte i papritur. Ajo i bërtiti vogëlushes përpara gjithë klasës duke e poshtëruar. E mitura e traumatizuar nga ajo që i ndodhi, pak pasi mbërriti në shtëpi, u hodh nga tarraca e shtëpisë së fqinjit të saj. Tragjedia ndodhi në Palayamkottai Town, në distriktin e Tirunelveli, në jug të vendit më 30 gusht. Prindërit e së ndjerës, të dëshpëruar gjetën një letër që e mitura kishte lënë para aktit tragjik, ku shpjegonte arsyet që e shtynë drejt flijimit. “Deri më sot nuk më kishin bërtitur kurrë, pse mësuesja më bërtiti ashtu?”, shkruante vogëlushja Policia ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen dramatike, duke marrë në pyetje shumë persona, mes tyre dhe mësuesen e përfshirë direkt. Kjo ngjarje u pasua me protesta të ashpra nga banorët e zonës, ku për normalizimin e situatës u desh ndërhyrja e policisë. 

Share With:
Translate »
1063 Views