Punonte në maternitet, Shpresa zbulon takimin e parë me Gjebrean: Të kam parë kur erdhi në jetë vajza jote
Shpresa, një nga zonjat e grupit simpatik që ka ardhur të surprizojë mikeshën e tyre në “Ka Një Mesazh Për Ty”, nuk është për herë të parë në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo dhe moderatori Ardit Gjebrea bëjnë një kthim pas në kohë dhe zbulojnë për publikun disa detaje shumë interesante. Takimi i tyre i parë ka ndodhur në një moment të lumtur të jetës së moderatorit, ndërsa në të dytin ishte radha e Shpresës të gëzohej.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë ne jemi takuar edhe para disa vitesh bashkë, kam përshtypjen?
Shpresa: Po.
Ardit Gjebrea: Ti ke fituar makinën e Telebingos?
Shpresa: Po.
Ardit Gjebrea: Para sa vitesh?
Shpresa: Në 2019, në Qershor. Më 2 Qershor u hodh shorti, më 9 Qershor kam ardhur këtu në studio dhe i kam hipur makinës Hyundai i10.
Ardit Gjebrea: Po tjetër ku jemi parë ne të dy?
Shpresa: Kam punuar në maternitet, “Mbretëresha Geraldinë” dhe të kam parë atje kur ka ardhur në jetë goca jote, Anna.
Ardit Gjebrea: Ke qenë brenda në sallë?
Shpresa: Jo, jo.
Ardit Gjebrea: Por më ke parë atje?
Shpresa: Po.
Ardit Gjebrea: Vija çdo ditë./