Ermal Mamaqi kujton Dr.Florin: Vdekja e tij ishte një mesazh, e ndihmova pak kohë të rrinte larg drogës!
Në emisionin “Barber Shok”, aktori i njohur Ermal Mamaqi ka folur për shumë momente të jetës së tij, ku një vend të rëndësishëm në bisedë ka patur edhe kujtimi i mikut të tij, Dr. Flori, i cili u nda nga jeta pas një overdoze në vitin 2014.

“Dr Flori ka qenë miku im i ngushtë, fatkeqësisht u nda nga jeta, me të kam pas disa hite si “Ku ka si Tirona” që vazhdon të luhet në çdo dasmë në Shqipëri.
Vdekja e tij ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës time”, tha t Ermali. Aktori u shpreh se ai kishte provuar që ta ndihmonte Dr.Florin që të qëndronte larg drogës dhe madje këtë e kishte arritur, megjithatë nuk ishte e mjaftueshme.

“Ai ka patur një histori shumë interesante të jetës, ka qenë i varur nga droga, në kohë kur u lidhëm në muzikë filluam edhe të jetonim bashkë, atë kohë shkoja në kishë e ndihmua me një pastor të shkëputej nga droga dhe ai e bëri këtë, u shkëput për rreth një vit e gjysmë nuk konsumojë asgjë dhe ishte i pastër.
Nga ky ndryshim ai mori një vendim që të bënim turne nëpër shkollat e mesme dhe 8 vjeçaret e Tiranës që të bënim takime në sallat e sportit duke kënduar dhe pastaj duke ndarë dëshminë tij se si jeta e tij ndryshoi dhe se si do të shkatërrohej nëse do të vazhdonte drogën dhe folëm edhe me Kryetarin e Bashkisë për këtë, por Florit i ndodhi një fatkeqësi që nuk dua ta përmend tani dhe në atë moment nuk e përballonte dot dhe ra përsëri në gjendjen e mëparshme dhe shkoj në overdozë dhe ndërroi jetë.
Vdekja e tij ishte një mesazh që ai ia dha gjithë njerëzve që kanë probleme me drogën dhe po mendojnë të marrin atë rrugë, ai dha mesazhin më të madh që kjo është rruga e gabuar”, ka rrëfyer Ermali.Përveç që e quajti një nga miqtë e tij më të mirë, Ermali tha se Dr.Flori ishte një artist i një niveli ndërkombëtar.
“Ai ka qenë një nga miqtë më të mirë që kam pas dhe është fatkeqësi që nuk jeton më sepse kontributi që ka dhënë në artin shqiptar por edhe në mesazhet që iu ka përcjell në tekstet e tij është e një niveli ndërkombëtar”, tha Ermali. Florian Kondi (emri i plotë) vdiq në nëntor të vitit 2014, ai ishte pjesë e një prej grupeve më të suksesshme shqiptare “West Side Family”.
