Shtatzënë për herë të dytë? Orinda Huta vendosi të flasë vetë

Një video familjare e publikuar së fundmi nga moderatorja Orinda Huta, ku shfaqej krahas bashkëshortit të saj, Turjan Hysko, dhe vajzës së tyre, Atara, mjaftoi që rrjeti të “vlonte” nga dyshimet.

Detajet e vogla në pamjen e saj nxitën menjëherë imagjinatën e ndjekësve, të cilët filluan të aludonin se Orinda mund të jetë në pritje të ëmbël për herë të dytë.

Pas qindra komenteve dhe urimeve që vërshuan në profilin e saj, duke hamendësuar madje edhe gjininë e fëmijës për shkak të ngjyrave të përdorura në veshje, Orinda ka vendosur të reagojë publikisht.

Përmes një postimi të fundit në Instagram, ku shfaqet me një fustan të gjatë ngjyrë blu, ajo ka sqaruar një herë e mirë të vërtetën me një dozë të këndshme humori.

“Për të gjithë detektivët e komenteve: jo, nuk jam shtatzënë. Ishte thjesht dita e parë e ciklit. Kur të jem, ju premtoj që do e bërtas vetë! Ju dua,” shkroi Orinda në përshkrimin e fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

Share With:
Translate »
1 Views