Duhet të shikoni patjetër fjalimin që mbajti Bes Kallaku në ditëlindjen e Ajkës
Aktori Bes Kallaku ka ndarë një urim të veçantë për vajzën e tij, Ajka, me rastin e 8-vjetorit të lindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kallaku i ka dedikuar të bijës fjalë të ndjera, duke i uruar një jetë të mbushur me dije, dashuri dhe vlera.
Në mesazhin e tij, aktori është shprehur se përpara se të ishte artist, mbi të gjitha ka qenë një njeri i mirë, duke i përcjellë vajzës së tij rëndësinë e vlerave njerëzore.
Urimi i Bes Kallakut për 8-vjetorin e Ajkës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar me urime për vogëlushen dhe familjen e tij.
“Babi ty të uron në jetë dëshirën për dije, dashuri dhe virtytin më të bukur që mund të ketë një njeri, mirënjohjen. Qofsh e lumtur!”, ka shkruar Bes Kallaku.
View this post on Instagram