Martohet djali i deputetit të ndjerë Gjovalin Kadeli | Video

Gjovalin Kadeli, deputet i LSI, ndërroi jetë në maj të këtij viti nga një sëmundje e rëndë në një spital të Italisë. Mungesa e tij është ndjerë edhe më shumë ditën e sotme, gjatë dasmës së djalit të tij Adi. Në një video të shpërndarë në Instagram nga Monika Kryemadhi, ajo shkruan: 

“I dashur Gjovalin, ti nuk je sot këtu me ne fizikisht. Por prania jote është kudo në këtë ditë të veçantë për djalin tënd të madh, te çdo familjar, te miqtë e shokët që po gëzojnë për martesën e Adit dhe Erjelës, te nëna Liza që i sheh fëmijët e tu që gëzojnë dhe martojnë vëllain e tyre, te Lirida, Adela dhe i vogli, Iridiani, që nuk është më i vogël, por burrë, që na priti të gjithëve sipas tradites që ti i mësove . 
Të të trashëgohet djali Gjovalin. 
Jam e bindur që po e sheh nga lart dhe po gëzon. ????????????????”

/Kids’ Time

 

Share With:
Translate »
882 Views