Pasagjerja nuk e dinte se ishte shtatzënë, lindi gjatë fluturimit në avion

Një pasagjere lindi gjatë fluturimit të një avioni pasi zbuloi se ishte shtatzënë.

Pasagjerja, e quajtur Tamara, lindi në fluturimin KLM nga Guyaquil, Ekuador në Amsterdam. Të gjithë në fluturim, përfshirë edhe vetë nënën e re, u befasuan nga ngjarja.

Një zëdhënës i linjës ajrore tha se dy mjekë dhe një infermiere nga Austria në aeroplan ndihmuan në lindjen për të cilën kompania u është shumë mirënjohës atyre.

Tamara dhe i porsalinduri i saj, të cilin e quajti Maximiliano sipas një prej mjekëve që ndihmuan lindjen, u shtruan në spitalin Spaarne Gasthuis Haarlem Zuid pasi zbritën në aeroportin Schiphol.

Tamara po fluturonte nga Ekuadori për në destinacionin e saj në Spanjë, me një ndalesë në Amsterdam.

“Pak orë para uljes në Holandë asaj i dhembte barku dhe vendosi të shkonte në tualet. Për habinë e saj të madhe, pas dy kontraktimeve, ajo papritmas kishte një fëmijë në duart e saj. Tamara nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë dhe ishte mjaft e befasuar nga ngjarja.” – tha spitali.

Ekipi në departamentin e lindjes bëri gjithçka që ishte e mundur për të siguruar që të dy të merrnin kujdesin e duhur dhe të ishin në rrugën e tyre për dokumentet e nevojshme për Maximilianon.

Sa më shpejt që të jetë e mundur, Tamara dhe Maximiliano do të udhëtojnë drejt Madridit.

Share With:
Translate »
155 Views