Mesha e Krishtlindjes, Papa: Dhimbje për fëmijët e gllabëruar nga luftërat

Fëmijët e gllabëruar nga luftërat. Kjo është dhimbja e Papës në prag të Krishtlindjeve. Duke menduar për Fëmijën e Betlehemit, Papa Françesku na kërkon t’u hedhim një sy më të vegjlve.

“Edhe këtë Krishtlindje, një njerëzim i pangopur nga paratë, fuqia dhe kënaqësia nuk bënë vend për të vegjlit, për kaq shumë fëmijë të palindur, të varfër, të harruar. Unë mendoj mbi të gjitha për fëmijët e gllabëruar nga luftërat, varfëria dhe padrejtësia”, tha ai në predikimin e tij në prag të Krishtlindjes.

Papa Françesku mbërriti në bazilikë me një karrocë me rrota dhe gjatë festës shfaqej paksa i lodhur, herë pas here me zë të ngjirur.

Mesha e Krishtlindjes, Papa: Dhimbje për fëmijët e

“Sigurisht, nuk është e lehtë të lëmë ngrohtësinë e botës për të përqafuar bukurinë e zhveshur të shpellës së Betlehemit, por le të kujtojmë se nuk janë vërtet Krishtlindje pa të varfrit. Pa to ne festojmë Krishtlindjen, por jo atë të Jezusit. Vëllezër, motra, në Krishtlindje Zoti është i varfër: bamirësia u rilind! Të mos e lëmë të kalojë kjo Krishtlindje, pa bërë diçka të mirë”, tha Papa.

Mesha e Krishtlindjes, Papa: Dhimbje për fëmijët e

Shtatë mijë besimtarë ishin në bazilikë ndërsa tre mijë të tjerë e ndoqën meshën nga sheshi i Shën Pjetrit në ekranet gjigante.

Share With:
Translate »
127 Views