Duhet të vinin Krishtlindjet, që Khloe Kardashian të tregonte portretin e djalit për herë të parë

Khloe Kardashian ka treguar për herë të parë fytyrën e vogëlushit të saj dhe Tristan Thompson në fotot e publikuara për Krishtlindje. “Gëzuar Krishtlindjet”, shkroi biznesmenja, 38 vjeç, krahas dy fotove të saj duke mbajtur djalin ndërsa qëndronte pranë vajzës 4-vjeçare True duke pozuar para pemës.

Ylli i Kardashians kishte veshur një fustan të kuq saten me një të çarë. True iu përshtat nënës së saj me një fustan të ëmbël të bërë nga e njëjta pëlhurë. Në foton e parë, djali 5-muajsh i Khloe ktheu kokën anash ndërsa shikonte mamin, duke i ofruar botës pamjen e parë me fytyrë. Khloe u bë nënë për herë të parë në vitin 2018, kur ajo mirëpriti vajzën True me Thompson, 31 vjeç. Ata vendosën të mirëpritnin një fëmijë të dytë nëpërmjet një nëne surrogate në fillim të këtij viti dhe foshnja lindi në korrik. Kardashian dhe Thompson ende nuk e kanë bërë publike emrin e djalit të tyre.

Share With:
Translate »
138 Views