A janë ndarë Arbenita dhe Fero? Video e vajzës së tyre tregon gjithçka
Një video e postuar nga Arbenita Ismajli në TikTok ka lënë vend për interpretime se ajo dhe Fero mund të kenë rregulluar raportin sërish.
Pak disa javësh spekulime rreth ndarjes së tyre, modelja ka postuar një video të vajzës, Nina, në rrjetin social. Ajo i është bashkuar trendit të famshëm me varkën duke shkuar diku teksa ka shkruar me humor: “Duke shkuar për të rrahur të gjithë ata që flasin keq për mamin dhe babin.”
Kështu, Arbenita na ka bërë të mendojmë se ajo dhe Fero janë sërish bashkë.
Dyshimet për ndarjen e çiftit nisën pasi Arbenita publikoi një video përmes të cilës zbuloi se ylli brazilian i futbollit Neymar i kishte dërguar një mesazh në Instagram. Në fakt, bëhet fjalë thjesht për një emoji të një fytyre me zemra të dërguar më datë 16 nëntor në orën 22:44 të mbrëmjes, sipas asaj që kuptojmë nga “screenshot-i” i Arbenitës.
Fansat vunë re më pas se Fero dhe Arbenita nuk ndiqeshin në Instagram dhe kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin. Pas kësaj, erdhi reagimi i reperit i cili u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt. Më tej u shpreh se do t’i dedikojë 10 këngë asaj.