Pas 20 vitesh i rikthehet muzikës, Vlora Kastrati nëna e 6 fëmijëve në një rrëfim të veçantë
Këngëtarja Vlora Kastrati në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth projekteve të saj muzikore si dhe jetës së saj mes Gjermanisë dhe Pejës.
Ajo është nënë e 6 fëmijëve, për 20 vite u shkëput nga muzika por rikthimi për të Vlora tregon se ishte mjaft i bukur.
Vlora Kastrati: Fëmija më i madh është 21 vjeç, tjetri 19, 15 tjetri dhe trenjakët 8 vjeç. Jemi të gjithë pozitiv. Siç zgjohemi në mëngjes ashtu na shkon dita. Pasi u martova dhe krijova familje rrita fëmijët. Pata 20 vite shkëputje nga muzika. E kam pas shumë pasion muzikën. Në atë studion e qejfit në shtyp nuk e kam ndërprerë asnjëherë.
Rikthimi ishte një gjë shumë e bukur. U prita shumë mirë në publik. Më bëri shumë të lumtur, jam e lumtur se me këtë këngë mora aq shumë dashuri.
Ajo thotë se nuk do të heqë më dorë nga karriera e saj, madje së shpejti do të jetë me projekte të reja.
Vlora Kastrati: Tani nuk do të ndalem. Kemi menduar të bëj një program timin por që do të nisë pas festave. Tani kam incizuar disa këngë dhe disa do të dalin për Vitin e Ri.
Mes Pejës dhe Gjermanisë si po e menaxhon jetën?
Vlora Kastrati: Si Peja nuk ka por që kudo që flitet shqip jam e lumtur. Edhe pse që e vogël jam rritur në Gjermani unë e dua Shqipërinë dhe Kosovën. Jemi një. Po ja dalim dhe jam e lumtur që dhe fëmijët kanë shumë dëshirë të vijnë në Kosovë dhe Shqipëri.