5 vjeçarja gjeti dhëmbin e peshkaqenit më të madh që ka ekzistuar ndonjëherë, 20 metra i gjatë

Gjuetarët amatorë të fosileve ëndërrojnë të gjejnë fosile të lashta dhe të rralla. Një vajzë e vogël ka patur një fat të tillë..

Molly Sampson, nëntë vjeç, ishte në një vizitë ditën e Krishtlindjeve në Calvert Beach në Maryland dhe i tha nënës së saj se “po kërkonte një Meg”.

Duke ecur në ujë deri në gjunjë, ajo gjeti pikërisht këtë: një dhëmb që i përket specieve të peshkaqenëve Otodus megalodon tashmë të zhdukur.

Kuratori i një muzeu detar lokal e quajti atë një “një lloj gjetjeje që ndodh një herë në jetë”.

Megalodoni -nga greqishtja e lashtë për “dhëmb i madh” – jetoi në dete në mbarë botën derisa u zhduk të paktën 3.5 milionë vjet më parë.

Duke u rritur në më shumë se 20 metra gjatësi, specia nuk ishte vetëm peshkaqeni më i madh në botë, por një nga peshqit më të mëdhenj që ka ekzistuar ndonjëherë.

Dhëmbi i gjetur nga Molly ishte 13 cm i gjatë, sa dora e saj, sipas nënës së saj Alicia Sampson, e cila ndau lajmin për gjetjen në Facebook.

“Ajo më tha se po zhytej në ujë deri në gjunjë kur e pa dhe u fut për ta marrë atë,” tha zonja Sampson për gjetjen e vajzës së saj.

Burri i saj kishte gjuajtur për fosile në zonë që kur ishte fëmijë, dhe Molly kishte gjetur mbi 400 dhëmbë, shumë më të vegjël në vetvete, tha ajo, por asnjëra nuk kishte hasur ndonjëherë në një dhëmb kaq të madh.

“Ajo ka dashur gjithmonë të gjejë një “Meg “, tha zonja Sampson për CBS.

Familja e çoi dhëmbin në Muzeun Detar Calvert, departamenti i paleontologjisë që konfirmoi identitetin e peshkaqenit dhe uroi “paleontologen e ardhshme”.

“Njerëzit nuk duhet të kenë përshtypjen se dhëmbët si ky janë të zakonshëm përgjatë shkëmbinjve Calvert,” tha Stephen Godfrey, kuratori i paleontologjisë në muze.

“Dhe ajo nuk duhej të gërmonte në shkëmbinjtë për të gjetur dhëmbin, ai ishte jashtë në ujë.”

Share With:
Translate »
89 Views