Fifi sapo na ëmbëlsoi mbrëmjen me imazhet e fundit ku duket me barkun e rrumbullakosur!

Edhe dy muaj dhe merr fund pritja e ëmbël për Filloreta Raçin e njohur si Fifi. Këngëtarja e njohur do të bëhet nënë për herë të parë.

Së fundmi, Fifi ka ndarë disa imazhe të reja me barkun e rrumbullakosur, ku krahas shkruan: “Duhet me prit edhe 2 muaj me bërë vetullat, me bërë laser, me bërë nja dy trajtime të thella fytyre, masazh fizioterapi”-ka shruar ajo poshtë fotove, duke na treguar se vajza pritet të vijë në jetë pas dy muajsh.

Për 6 muaj me radhë, Fifi zgjodhi që ta mbante sekret këtë pritje të ëmbël, duke vijuar e ftuar në koncerte të ndryshme.
Lajmin se do të bëhet nënë ajo e ndau gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha këngëtarja në skenën e Festivalit të Këngës kur konfirmoi lajmin më herët.

Ky do të jetë fëmija i dytë për Adis Patushin, pasi ai ka një djalë, Troin me modelen Adrola Dushin.

Share With:
Translate »
97 Views