Pse Jackie Chan nuk do i lërë asgjë të birit nga pasuria 400 milionë dollarëshe?

Kur Jackie Chan të vdes, pasuria masive që fitoi gjatë karrierës së tij si yll filmi nuk do t’u shkojë fëmijëve të tij.

Chan ka një pasuri masive në emrin e tij që vlerësohet të jetë diku rreth 400 milionë dollarë. Por ikona e kinemasë ka qenë mjaft i qartë në këtë pikë në të kaluarën, duke shkruar në autobiografinë e tij të vitit 2015 “Never Grow Up” se djali i tij duhet ta gjejë vetë rrugën e tij në botë dhe t’i sigurojë vetë të ardhurat.

Ylli i filmit ka treguar se kur ai dhe djali i tij Jaycee udhëtonin bashkë merrte një biletë për veten në klasin e parë dhe një biletë të klasit ekonomik për djalin e tij.

Duke u përpjekur t’i jepte një mësim djalit të tij, ai shkroi: “Ti më ke mua baba, por njerëzit e tjerë jo. Ata duhet të luftojnë betejat e tyre. Kur ulesh në klasën e parë, për shkak të punës tënde të palodhur, atëherë ky është sukses.”

Për vendimin e tij për të mos i lënë djalit të tij asgjë nga pasuria e tij dhe për t’i dhuruar të gjitha për bamirësi në vend të kësaj ai tha: “Nëse ai është i aftë, ai mund t’i bëjë vetë paratë e tij. Nëse nuk është, atëherë ai thjesht do të shpërdorojë të miat.”

Jaycee ka punuar si muzikant dhe është shfaqur në disa filma, megjithëse ai nuk ka arritur sukses të rëndësishëm në karrierën e tij.

Në vitin 2014 ai u arrestua në Kinë për përdorim të marijuanës dhe kaloi gjashtë muaj në burg.

Share With:
Translate »
111 Views