VIDEO/ “Jam mirë babi”, vajza e vogël guximtare ngushëllonte të atin nga rrënojat, i ati e merr në krah kur shpëtohet

Ky është momenti pikëllues kur një vajzë e guximshme pesëvjeçare i tha babait të saj se ishte ‘mirë’ ndërsa ishte bllokuar nën rrënoja gjatë tërmetit në Turqi.

E vogla Ayşe Kubra Güneş nuk mund të lëvizte pasi ndërtesa gjashtëkatëshe ku ajo jetonte u shemb në qendrën e qarkut Pazarcik në Kahramanmaras.

Ayşe, vëllai i saj dhe prindërit e saj u varrosën nën rrënoja, pasi një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Por Ajshe tregon një guxim të jashtëzakonshëm teksa i ati i flet, duke arritur t’i thotë ‘jam mirë këtu’ dhe ‘mirë babi’.

Një nga shpëtuesit i tha gazetës lokale Barsada Bugun se çfarë ndodhi: “Ne gërvishtëm nënën, babanë dhe djalin me thonjtë tanë”.

Rrëfimet heroike të fëmijëve të shpëtuar nga shkatërrimi i tërmetit janë parë në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.

Share With:
Translate »
161 Views