4-vjeçari shkrimtar, vogëlushi anglez boton dy libra në Ditën Botërore të Librit
Jayce Joyce është vetëm katër vjeç dhe ka shkruar dy libra të cilët janë botuar në Ditën Botërore të Librit. Me origjinë nga Sutton Coldfield, Angli, vogëlushi edhe pse mund të duket çudi ka filluar të shkruajë që në moshën tre vjeçare, thotë nëna e tij.
Librat e tij të ilustruar, “A Beach With No Sea” ose “Një plazh pa det” dhe “Jayce’s Sweet Tooth” janë vetëm dy nga botimet, pasi Joyce tashmë ka shkruar të tjera tregime.
“Ai ka shkruar histori të tjera, por ato nuk janë publikuar ende, ka shumë të tjera për të cilat ai flet. Nuk bën gjë tjetër veçse të shkruajë, është thjesht e natyrshme për të, ai nuk është shtyrë të shkruajë, ai është i talentuar” tha zonja Joyce.
Vogëlushi gjithashtu ka një shans për të hyrë në Rekordet Botërore Guinness si personi më i ri që boton një libër dhe një seri njëkohësisht, nëse shiten 1000 kopje të secilit libër.
Zonja Joyce tha se djali i saj kishte treguar një “talent të paimagjinueshëm ” duke memorizuar gjithçka që kishte parë dhe dëgjuar që në moshë të re, përpara se të shkruante historitë etij.
Vogëlushi është gjithashtu në procesin e aplikimit për një vlerësim koeficentit të inteligjencës, IQ në muajin prill.