Ministrja Kushi uron 7 Marsin me këngë: Mirënjohje mësuesve për misonin e tyre

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka uruan mësuesit për 7 Marsin duke vlerësuar kontributin e tyre në edukimin e brezave të rinj. Përmes një kënge të kënduar nga fëmijët, por edhe vetë ministrja, urimet për mësuesit kanë ardhur nga të gjithë nxënësit.

Kënga nis me urimin e një fëmije me aftësi ndryshe dhe më pas me fëmijë të cilët performojnë me talentin e tyre në këngë apo balet.

“Gëzuar 7 Marsin dhe mirënjohje për ju të dashur mësues! Ju me misionin tuaj edukoni fëmijët tanë, mbillni ëndrra dhe i frymëzoni ata çdo ditë! Kjo video u realizua me kontributin e veçantë të nxënësve nga Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë, Instituti i Nxënësve që Nuk Dëgjojnë, Shkolla Artistike “Jan Kukuzeli” Durrës, Shkolla e Baletit dhe Gjimnazi “Qemal Stafa” Tiranë”, shkruan Kushi.

Sot festohet 7 Marsi, Festa e Mësuesve, ku urimet, lulet dhe dhuratat simbolike u dhurohen atyre në shenjë vlerësimi dhe nderimi për punën e tyre në edukimin e fëmijëve.

 

Share With:
Translate »
170 Views