Të shtëna me armë në lokalin në zonën e Don Boskos në Tiranë, vdes banakierja! Plagoset edhe një fëmijë (VIDEO)

TIRANË–   Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në një lokal në zonën e Don Boskos  në Tiranë ku ka humbur jetën një grua e cila punonte si banakiere.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal në rrugën “Anastas Shundi” pranë një xhamie.

Burime paraprake për Report Tv bëjnë me dije se janë janë paraqitur të Trauma 5 persona mes tyre një fëmijë i cili ka plumbin në këmbë. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, pritet konfirmimi i tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar detajet e kësaj ngjarjeje.
Redaksia po punon për të mësuar më shumë detaje….

Share With:
Translate »
118 Views