Dyshoi se e bija kishte sindromën Down:E kuptova kur e lava, nuk qante, qafën e kishte më të trashë…
Blerina Toçila është një nga nënat e ftuara në “Shije Shtëpie” në Tv Klan për të ndarë historinë e saj me vajzën, Altean e cila ka sindromën Down. Blerina është nënë e dy vajzave më të mëdha, 3 dhe 5 vjeçe dhe çifti vendosi se kishte ardhur koha të zgjeronte familjen.
Gjatë periudhës së shtatzënisë bashkëshorti i Blerinës ishte në emigrim siç edhe vijon ende ndaj ajo i kryente e vetme kontrollet rutinë. Gjatë tyre mjeku nuk i komunikoi në asnjë moment se fëmija ishte me sindromën Down dhe sipas Blerinës, shkaku mund të ketë qenë fakti se ajo nuk kishte pranë bashkëshortin.
Në momentin e lindjes së Alteas ai ishte i pranishëm dhe mjekja vuri atë në dijeni se dyshohej që fëmija të kishte sindromën Down. Vetë Blerina tregon se e nuhati këtë kur lau fëmijën dhe në fillim, përjetimi ishte shumë i vështirë përpara se gjithçka të bëhej më e lehtë.
Blerina Toçila: Ai ka qenë i pari që e ka marrë vesh kur i ka thënë doktoresha që dyshojmë dhe ditën e tretë ma ka thënë mua dhe s’po dinte si të ma thoshte, kishte hall se mos mërzitesha unë. Ai ndërkohë edhe vetë ishte mërzitur por donte të më jepte kurajë mua që ta kaloja unë, mos të mërzitesha. Kishte hallin e mamasë së vet sepse ajo i përjeton shumë ngjarjet dhe… qëkur e mora vesh, i thashë…sepse unë e lava vajzën bashkë me mamin tim dhe vura re që nuk qante, pjesën e qafës e kishte pak më të trashë se fëmijët e tjerë por nuk më shkoi mendja sepse…
Katerina Trungu: Nuk e dalloje dot ?
Blerina Toçila: Sepse dhe nga sytë nuk është se dukej.
Katerina Trungu: Sepse dhe bebe shumë e vogël dhe nuk dallohet menjëherë.
Blerina Toçila: Nuk e kuptova. Më tha “dyshojnë” dhe aty thashë unë mos më thuaj se sindroma Down. “Nga e dije?”, tha. I thashë unë thjesht vetëm nga fiziku që e pashë kur e lava, e kuptova. Tre ditë kam qarë, më iknin lotët vetë. Lexoja në internet, në internet çfarë nuk kishte. Ishte ekzemplari më i keq për sindromën Down ato informacione. Kam njohur një nënë në internet, jeton në Gjermani dhe dua ta përshëndes sepse ka qenë një dritare për mua, për Altean që më ka treguar çdo gjë si duhet të veproj, sepse ka vajzën e saj, është 6 vjeçe dhe e kam përjetuar shumë mirë./