Disa e quajnë mizore, disa të zgjuar: Po ju, ç’mendim keni për “gjetjen” e kësaj mamaje?

Si nënë, mund të jetë e vështirë të gjesh kohë për të gjitha. Megjithatë, tashmë dihet se të marrësh pak kohë për veten është thelbësore për mirëqënien mendore dhe emocionale të çdokujt.

Gjetja e mënyrave për të fituar pak kohë kur ke fëmijë është shumë sfiduese, por me pak kreativitet mund t’ia dalësh.

Provë për këtë janë disa mama në TikTok si Gabrielle.

Në një video në TikTok, mamaja e dy fëmijëve ka ndarë një video ku tregon se si arrin t’i bëjë punët e shtëpisë “rehat”, kur i ka të vegjëlit aty.

Ajo ka gjetur një mënyrë interesante për t’i mbajtur fëmijët të zënë, duke i vendosur ata në një kuti! Në video madje, ajo shkroi me shaka:

“Mirë që nuk e kanë çarë ende atë kutinë.”

Megjithatë, jo të gjithë njerëzit e morën e kaq sportivitet idenë. Disa e quajtën “dembele” dhe “mizore”.

Pavarësisht se Gabrielle përpiqet t’i argëtojë fëmijët në kuti me disa ngjyra, bojëra dhe shkumësa – për disa njerëz kjo nuk është fare në rregull për t’u bërë.

Pavarësisht komenteve negative, kishte njerëz që pranuan se prindërit e tyre kishin përdorur truke të ngjashme me ta.

“Mamaja ime e ka bërë këtë deri vonë me mua dhe motrat e mia”, shkroi dikush.

Një tjetër u shpreh:

“Mami im bënte të njëjtën gjë, por me kuti pak më të mëdha. Kam jetuar në një kuti frigoriferi për javë të tëra.”

Share With:
Translate »
96 Views