Jetesa në Miami për Shakirën dhe fëmijët e saj është kthyer në ‘makth’, ajo kërkon zgjidhje
Shakira po jeton një jetë ndryshe që kur vendosi të transferohej në Shtetet e Bashkuara. Këngëtarja kolumbiane, pas zgjidhjes së divorcit me Gerard Pique, mori djemtë e saj Sasha dhe Milan të jetojnë me të në Miami.
Fëmijët janë përshtatur me jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, me një shkollë të re dhe miq të rinj. Përveç kësaj, së bashku me nënën e tyre ata po bëjnë shumë aktivitete sociale në një qytet që ka shumë lëvizje sepse aty jetojnë shumë personazhe të njohur.
Avokatët e Shakira dhe Pique, sipas disa raportimeve të mediave, do të negociojnë çështjen e pushimeve për t’i dërguar fëmijët në Barcelonë për një sezon, pasi të mbarojë shkolla.
Deri këtu është mirë, edhe pse javët e fundit një ngjarje ndryshoi tërësisht situatën pas këngës së fundit të Shakirës . Kënga ‘Acrostico’ me videoklipin në të cilin shfaqen fëmijët e Shakirës dhe Piques, e ka mërzitur ish-futbollistin për shkak të ekspozimit.
Mirëpo, diçka është kthyer në makth për Shakirën në Miami me fëmijët e saj. Në Barcelonë, ajo kishte vendosur një kufi duke thënë, “ju lutemi përmbahuni nga ndjekja e tyre në dalje ose në hyrje të shkollës, duke i pritur në derën e shtëpisë sonë, ose duke i ndjekur në aktivitetet e tyre jashtëshkollore”.
Deklarata e Shakirës në të kaluarën është bërë sërish aktuale për momentin. Sipas medias ‘El Nacional’, në Miami po ndodh e njëjta gjë si në Barcelonë. Ndjekja e mediave, gazetarëve dhe paparacëve, vazhdon të ndodhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shakira dëshiron t’i japë fund kësaj.
Presioni mediatik është bërë i padurueshëm dhe kolumbiania po kërkon zgjidhje të menjëhershme.