Historia e pabesueshme e Lina Medina-s, vajzës peruane që u bë mama për herë të parë në moshën 5-vjeçare

Kanë kaluar më shumë se 84 vjet nga momenti që Lina Medina u bë mama për herë të parë, por historia e saj e pabesueshme vijon të habisë edhe sot komunitetin mjekësor dhe jo vetëm. Emri i saj mund të tingëllojë i panjohur për shumë prej jush, por Lina ka hyrë në histori si mamaja me moshën më të re, dokumentuar deri më sot. Lina, një vajzë peruane që jetonte në fshatin e largët Paurange, në rrethin Ticrapo, larg klinikave, spitaleve dhe modernitetit, lindi djalë në moshën 5 vjeç, 7 muaj e 21 ditë.

Historia e pabesueshme e Lina Medina-s, vajzës peruane që u bë

Ajo u dërgua në spitalin “Pisco’” nga prindërit e saj, Tiburelo Medina dhe Victoria Losea, për shkak të ënjtjes së barkut që i kishte bërë të frikësoheshin pasi dyshonin se mund të bëhej fjalë për masë tumorale, por ajo që dëgjuan nga mjekët ishte tronditëse: vogëlushja e tyre ishte shtatzënë në muajin e shtatë.

Prej aty ajo u transferua në spitalin qendror të kryeqytetit Lima, ku qëndroi e shtruar derisa lindi Gerardo Alejandro-n, një bebe2.7 kg, i quajtur kështu për nder të dy mjekëve që ishin kujdesur për të, Gerardo Lozada dhe Alejandro Busaleu. I porsalinduri erdhi në jetë me prerje cezariane, për shkak të moshës së nënës dhe hollësisë së legenit të saj, i cili ende nuk ishte gati për lindje natyrale.

Por si ishte e mundur e gjithë kjo?

Rasti i Lina Medina-s u studiua nga studiuesi Edmundo Escumel dhe u raportua në revistën “La presse Médicale”. Sipas mjekut të njohur Lina ishte zhvilluar shumë herët, aq sa ajo kishte ciklin e saj të parë menstrual kur ishte dy vjeç. Puberteti i parakohshëm i saj lidhje me mosfunksionimin e gjëndrës së hipofizës dhe hormoneve që ajo prodhon, duke përfshirë hormonet folikul-stimuluese dhe luteinizuese, të cilat ndikojnë në formimin e folikulave dhe sekretimin e estrogjenit.

Historia e pabesueshme e Lina Medina-s, vajzës peruane që u bë

Natyrisht, lajmi për shtatzëninë e Lina-s bëri që kushdo të pyeste se kush mund të ishte babai i fëmijës. Në atë kohë policia arrestoi të atin e saj, i cili akuzohej për incest, por u lirua për mungesë provash. Një hipotezë tjetër, e mbështetur nga disa studiues, tregonte për kremtimin e festave pagane që ishin zakon në fshatrat fisnore si ai ku jetonte familja Medina, të cilat shpesh përfundonin në orgji ku përfshiheshin edhe fëmijët. Askush nuk ka mundur të zbulojë deri më sot të vërtetën sepse Lina gjithmonë ka refuzuar me këmbëngulje të tregojë emrin e prindit të fëmijës së saj. Ose ndoshta as ajo nuk e dinte./ Burimi “CORRIERE”

Share With:
Translate »
138 Views