Milioneri 67-vjeçar: Pendohem që nuk u mësova fëmijëve këto 6 mësime për paratë që kur ishin në kopsht!

Nga Michael Yardney, CNBC

Nëse ne nuk u mësojmë fëmijëve tanë mësime për paratë në fillim të jetës, duke filluar nga vitet e tyre të kopshtit dhe në adoleshencë, me shumë mundësi ata do të bëjnë gabime financiare kur të rriten. Kur rikthehem mbrapsht në kohë me mendimet e mia, sot që jam 67 vjeç, një nga keqardhjet e mia më të mëdha për prindërimin është që nuk i dhashë përparësi edukimit financiar të fëmijëve të mi. Fëmijët e mi janë të gjithë të rritur tani dhe me fëmijë. Por nëse do të mund të kthehesha pas në kohë, këto janë mësimet që do t’u kisha mësuar kur ishin të rinj!

 

1. Mund t’ju duhet të prisni për të blerë diçka që dëshironi!

Fëmijët duhet të mësojnë se nëse duan vërtet diçka, duhet të presin derisa të kenë kursyer mjaftueshëm para për ta blerë atë vetë. Problemi është se ne të gjithë duam më të mirën për fëmijët tanë, kjo është arsyeja pse një kurth i zakonshëm për prindërit është t’u japin fëmijëve të tyre gjithçka që u ka munguar. Trampolinë në oborrin e shtëpisë? Po u shënua në listë. Veshje krejt të reja çdo sezon? Po edhe kjo. Lodër e re çdo fundjavë? Sigurisht që do ta marrim edhe lodrën. Nëse këtë stil po ndiqni edhe ju, do të rrisni një fëmijë me qëndrim të padurueshëm, të cilit i shtohen kërkesat çdo ditë dhe më shumë. Durimi është çelësi. Në vend që t’i blini menjëherë një lodër prej 20 dollarësh, lërini ata të kursejnë 5 dollarë në javë për një muaj. Ata do ta vlerësojnë atë lodër shumë më tepër sepse kanë punuar shumë për ta fituar atë, përcjell dritare.net

 

2.Të gjithëve na pëlqen të kemi gjëra. Por pritshmëria është një armik i tmerrshëm i menaxhimit të parave. Ne shohim shumë se si “jeton gjysma tjetër” në revista dhe në mediat sociale. Stili i tyre i jetesës është për t’u lavdëruar, themi ne, duke bërë që shumë prej nesh të mendojnë se jeta është vetëm punë, punë e punë, të punojmë që të kemi edhe ne diçka. Por nuk na bëjnë paratë të pasur. Përvojat dhe njerëzit, nuk mund t’i blejnë paratë dhe kjo ju bën vërtet të pasur. Në mendimin tim, pasuria e vërtetë është ajo që ju mbetet nëse humbni të gjitha paratë dhe pasuritë tuaja.

 

3. Sa më shpejt të kurseni, aq më shpejt paratë tuaja mund të shtohen!

Përdorimi i interesit të përbërë për të rritur pasurinë tuaj mbështetet në më shumë se vetëm para, mbështetet në kohë. Në fakt, duke pasur kohë të mjaftueshme, interesi i përbërë (që ndodh kur fitoni interes si për paratë që keni kursyer ashtu edhe për interesin që fitoni) është aq efektiv sa Albert Einstein e quajti atë forca më e fuqishme në univers. Kur inkurajoni fëmijët tuaj që të fillojnë të kursejnë dhe investojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, ata do të kenë më shumë gjasa të sigurojnë të ardhmen e tyre financiare.

 

4. Vendosni më shumë fokus te të ardhurat pasive!

Jo të gjitha të ardhurat krijohen në mënyrë të barabartë. Disa janë lineare dhe disa janë pasive. Të ardhurat lineare janë ato që merrni nga një punë. Ju mund të punoni një orë dhe të paguheni çdo javë për orët që keni punuar. Nëse nuk paraqiteni në punë, nuk paguheni.

Të ardhurat pasive janë kur punoni një herë, por vazhdoni të paguheni vazhdimisht nga puna që nuk po e bëni më. Mënyra për t’u bërë i pasur është të keni të ardhura pasive, pavarësisht nëse shkoni në punë apo jo. Kështu mendojnë investitorët e pronave: Fillimisht ata punojnë me orë të gjata, kursejnë një pjesë dhe më pas e investojnë atë. Tani paratë e tyre fillojnë të punojnë për ta dhe vazhdojnë t’u japin atyre para në mënyrë pasive në formën e rritjes së kapitalit dhe kthimit të qirasë.

 

5. Borxhi i sotëm është i barabartë me mjerimin e së nesërmes!

Kur jemi të rinj, priremi të mendojmë se çfarë do të na bëjë të lumtur sot, jo nesër apo 10 vjet më vonë. Fatkeqësisht, kjo është ajo që po shton më shumë borxhet. Mësoni fëmijët tuaj se borxhi i sotëm do t’u grabisë fitimet e së nesërmes, sepse ata po sakrifikojnë para që nuk i kanë ende. Kufizimi i detyrimeve të borxhit kur jeni më i ri do të thotë të keni më shumë kontroll mbi financat tuaja personale më vonë.

 

6. Fati bëhet me punë pa u lodhur!

Shumë prej nesh pëlqejnë t’ia atribuojnë suksesin e të tjerëve fatit të mirë. Ndoshta ata njerëz të suksesshëm ishin “në vendin e duhur dhe në kohën e duhur” ose ndoshta ata “njihnin personin e duhur”. Por njerëzit e suksesshëm hedhin hapa të vështirë për të arritur majat e suksesit. Nëse mund të gjeni diçka për të cilën jeni të apasionuar dhe të krijoni një jetesë prej saj, do të keni shumë më shumë gjasa të arrini gjëra të mëdha, duke përfshirë lirinë financiare.

Share With:
Translate »
214 Views