Jonida Vokshi e ‘marrosur’ pas të birit, po si e shpjegon shkenca lidhjen mama-djalë?

Më 26 qershor të këtij viti moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bekuan me një djalë të cilën e pagëzuan me emrin Ian. Ishte regjisori i njohur nga Kosova që bëri të ditur ardhjen në jetë të pinjollit të ri të familjes, duke informuar gjithashtu se të dy gëzonin shëndet të plotë dhe ishin mirë. Që nga ky moment e deri më sot jeta e të dyve rrotullohet rreth vogëlushit dhe motrës së tij të madhe, Emi, gjë të cilën e kemi vënë re shpesh edhe në rrjete sociale.

Mami Jonida është e marrosur pas të birit dhe tanimë për këtë nuk kemi as më të voglin dyshim. Sot ka publikuar në Instastory bashkëshortin e saj me të birin, por ajo që tërhoqi vëmendjen janë këmbët e bebit dhe komenti i saj mbi foto. “A mund të më tregoni më shumë për këtë dashuri nënë bir, se vdiqa”.-shkruan ajo. Mesa duket Jonida po shijon rritjen e djalit në maksimum. Po si e shpjegojnë psikologët lidhjen e ngushtë nënë-djalë?

Jonida Vokshi e 'marrosur' pas të birit, po si e shpjegon shkenca

René Spitz ishte një psikanalist amerikan i cili dha kontribute shumë interesante në lidhje me marrëdhëniet gjatë fëmijërisë, në veçanti marrëdhëniet nënë-bir. Në fillim Spitz ishte student i mjekësisë, por kur zbuloi veprën e Sigmund Frojdit, ai ndryshoi kurs drejt universit të psikanalizës. Ndërsa studionte, Spitz takoi Frojdin pasi dëshironte të thellohej për t’u bërë një psikanalist i mirë.

Aii studioi sesi ndarja e hershme nga nëna ndikon në muajt e parë të jetës së foshnjës. Psikanalisti arriti në përfundimin se mungesa e mbrojtjes, dashurisë dhe lidhjes mund të çonte në vdekje për shkak të depresionit të mundshëm anaklitik. Pra, çfarë ndodhi me fëmijët jetimë ose nënat e të cilëve u ndanë prej tyre dhe nuk kujdeseshin për nevojat e tyre? Në shumë raste ata janë bërë të dhunshëm, të pasigurt, të ftohtë dhe të larguar me të tjerët. Spitz besonte se këto foshnje kishin shumë gjasa të riprodhonin sjelljen e nënave të tyre. Koha për t’iu kushtuar të miturve u konsiderua nga ai si shumë e rëndësishme. Jo çuditërisht, ai na la fjalinë e mëposhtme:

“Edhe nëse jeni shumë i zënë, duhet të keni gjithmonë kohë për ta bërë dikë të ndihet i rëndësishëm”.

Share With:
Translate »
142 Views