Aktorja flet hapur për arsyen që e detyroi të hidhte të ëmën në gjyq
Aktorja 19 vjeçare është shprehur hapur mbi të shkuarën e saj të hidhur. Ajo ka thënë se ka kaluar një periudhë të tmerrshmë gjatë pubertetit, kur e ëma e detyronte të vishej më më gjëra të papërshtatshme për moshën e saj. “Unë dukesha si 24 vjeçare ndërkohë që isha vetëm 12”- ka thënë aktorja. Ajo madje e detyronte të bijën të shkonin bashkë në klube nate edhe pse ajo ishte fare e vogël. Sjellja brutale e të ëmës së Ariel ishte vënë re edhe nga regjisorët e serialit ku ajo merte pjesë në atë kohë, të cilët i erdhën në ndihmë. Ariel e hodhi mamanë e saj në gjyq e si rrjedhim ajo humbi kujdestarinë e të bijës, në maj të 2014-ës. Ndërkohë Ariel vazhdon karrierën e saj të sukseshme dhe partneri i vetëm i saj në jetë, siç ka shprehur ajo, është i dashuri 30 vjeçar.