I afërmi flet pas TRAGJEDISË në Pogradec: 12-vjeçarja vuante mungesën e të ëmës
Fshati Buzaishtë në Pogradec u tronditë ditën e sotme, pasi një 12-vjeçare kreu vetëvrasje.
E mitura u gjet e varur në një kasolle pranë banesës nga gjysja e saj, teksa ende vijojnë hetimet për ngjarjen.
Një i afërm i viktimës ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë, ku sipas tij vajza kishte vite larg nënës së saj pasi prindërit i kishte të divorcuar.
Këtë verë pas 5 vitesh ishte takimi i tyre i parë, gjë që mendohet të ketë rënduar psikologjisht vajzën e cila vuante mungesën e nënës së saj.
“Në orën 2 më merr vëllai në telefon dhe më thotë kështu ajo mbesa është varur. Çfarë thua i thashë bre, se nuk kishte ndonjë gjë të ankohej se ishim familje e mirë. Duheshin, i mbante mirë. Sot ndjemë lajmin e hidhur.
E kishte gjetur e gjyshja bashkë me të ëmën (njerkën) që ka aty, ato e kishin kërkuar se kishin prerë njëcik dushk për kecat, kur ajo.. ajo ishte varur atje ku i shtihet dushk kecave.”- tha ai.
I afërmi shton se e vetmja brengë që mund të kishte 12- vjeçarja, ishte fakti që nuk e shihte të ëmën. Sidoqoftë ai thekson se vajza u rrit në një familje pa probleme.
“Jetonte me babanë me të ëmën (njerkën). Shkonte në klasë të 7 më duket, mësonte ishte shumë e mirë, pa probleme. Unë nuk e di çfarë mund ta ketë shtyrë, nuk jam në brendësi unë kur e mora vesh më erdhi shumë keq, thashë po si… se nuk dëgjonim gjë të grindeshin.
Them ngaqë kishte nënën të larguar, e takoi vetëm 1 herë këtë behar, ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi. Nuk e di ka ikur, ju lut ky (babai i vajzës) për ta marrë po ajo (nëna e vajzës) nuk donte. Çupen vetëm këtë behar 1 herë e ka takuar dhe kaq. Ndihem shumë keq, se nuk është njeri i madh edhe.. diti të…. Nuk ka pasur asnjë shqetësim, shkonte për bukuri, nuk i ndihej zëri fare. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë shumë ajo rriti dhe 2 të tjerë.
Gjyshi dhe gjyshja e donin shumë, ata bënë çmos që e mbajtën ta rrisnin me shumë dashuri mirëpo ja që sdel, s’vete atje ku duhet.”- përfundoi ai.
Edhe burime zyrtare nga policia konfirmojnë të njëjtën gjë, sipas tyre dyshohet se vajza kishte mërzitje prej kohësh për shkak të divorcit të prindërve të saj.