Opinion nga Turjan Hysko: “Dhuna prej vitesh po pjell dhunë, por prindërit e 3-vjeçares na dhanë një mësim të mirë të gjithëve”
Mbrëmjen e djeshme emisioni “Stop” publikoi pamjet e plota të dhunës në kopshtin privat “Stinët”, ku dëgjohen qartë ofendimet e edukatores ndaj të miturës si dhe momenti kur ajo i thyen këmbën. Pas kësaj videoje, të shumtë janë personazhet publike që kanë reaguar rreth kësaj ngjarjeje të rëndë si dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me sigurinë e institucioneve arsimore ku dërgojnë fëmijët çdo ditë
Moderatori dhe producenti Turjan Hysko, ka rrëfyer me sinqeritet se i ka mbushur sytë me lot për këtë ngjarje të rëndë dhe nuk di si të veprojë si baba, si burrë, si qytetar dhe si person publik.
“Qava sot! Pashë videon e vajzës 3-vjeçare. Atara për pak muaj mbush 3 vjeç. Vij vërdallë nëpër shtëpi e nuk di se çfarë duhet të bëj si baba, si burrë, si person publik, si qytetar. Nuk di! Më vjen të shkoj tek shtëpia e asaj familjes e t’i përqafoj fort. I ati bënte dy punë për të ardhmen e gocës. Një çift normal që sakrifikojnë dhe kanë menduar që kopshti privat është i sigurt, është i duhuri për fëmijën e tyre. Njerëz të mirë! kam menduar se çfarë do i bëja unë asaj. Oooo sa gjëra kam menduar, por në fakt i dobët do isha unë! Prindërit e vajzës na dhanë një mësim të gjithëve si shoqëri. Dhuna prej vitesh po pjell dhunë. Ndoshta ka ardhur koha që t’i themi “stop” për t’u bërë më të mirë, jo duke u përgjigjur me dhunë…”- shkruan Turi.
