Nën kthetrat e dhunës dhe torturës, Suela: E kisha trupin me djegie cigaresh, por kur rrahu djalin…

Suela ka ardhur nga Shkodra në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “ E Diela Shqiptare” në Tv Klan për të rrëfyer dhimbjen e saj. Në moshën 30-vjeçare, familja e saj që funksiononte sipas rregullave të hekurta të babait vendos ta martojë për shkak të mentalitetit. E mësuar që mos të kundërshtonte, Suela pranon martesën me bashkëshortin  50-vjeçar. Një vit pas martesës, Suela mbeti shtatzënë me binjakë por bashkëshorti nuk e mirëpriti lajmin.

Suela: Nuk  e kishte me qejf fare. Thoshte gjithmonë t’i hiqja fëmijët, mos t’i lija të vinin në jetë, por ka qenë gjithmonë ajo këmbëngulja e një nëne normalisht sepse për mua ishte gjëja më e veçantë dhe gjëja më e shenjtë që unë… e mirëprisja këtë shtatzëni. Për fatin e keq, jo se e kalova shumë mirë gjithë shtatzëninë, me lloj-lloj sakrificash e lloj-lloj torturash dhe deri në këtë moment që unë fla tani këtu,  familja ime nuk i di.

E frikësuar nga kërcënimet e tij se tre vëllezërve të saj mund t’u ndodhte diçka nëse fliste, Suela duronte dhunën e tij. Kjo zgjati deri në momentin kur dhuna kaloi përtej saj dhe preku fëmijët.

Suela: Ai për hiçgjë, gjuante me pjatën e gjellës.

Ardit Gjebrea: Të gjuante ty?

Suela: Po. Ose gjuante me çfarëdo që t’i qëllonte afër, me taketuke ose nëse më thërriste dhe nuk i shkoja me sekonda.

Ardit Gjebrea: Kur të thërriste.

Suela: Kur thërriste ai. Edhe fëmijët filluan, mora një trishtim, edhe pse fëmijët ishin të vegjël për fatin e keq të tyre…fëmijët kur i kisha të vegjël i kisha shumë problematikë nga ana shëndetësore. Gjithë kohës i kam rritur pothuajse në pediatrinë e spitalit të Shkodrës.

Ardit Gjebrea: Si sillej me fëmijët ai?

Suela: Më falni, por… momentin që unë i kam thënë atë “stop”-in nga ana e jetesës me atë person, isha në punë, natën dhe i thashë një komshieje që po i dëgjuat fëmijët të qajnë ose diçka, më njofto në telefon. Në një moment fëmija ka ndenjur duke qarë dhe nuk e ka dëgjuar më zërin e djalit, veçse më ka thirrur “Ela, hajde se djali, fëmija nuk po qan më”. Kur kam shkuar në shtëpi, gjeta djalin të rrahur.

Ardit Gjebrea: Të rrahur? Sa vjeç ishte?

Suela: Ishte pa bërë 3 vjeç.

Ardit Gjebrea: Ky ishte momenti që ti vendose…

Suela: Patjetër.

Ardit Gjebrea: Pra kishte bërë ç’kishte bërë me ty e durove, por te fëmija…

Suela: Kam duruar çdo gjë.

Ardit Gjebrea: Kur thua “kam duruar çdo gjë”,  ç’do të thotë?

Suela: Kam pasur trupin me djegie cigaresh, kam pasur trupin me shumë…

Share With:
Translate »
74 Views