Shtohen pacientët e vegjël me grip të syrit në Shqipëri

Përveç gripit sezonal dhe Covidit, javët e fundit mjekët pediatër po ndeshin tek grupmosha e të vegjëlve edhe gripin e syrit, i cili shfaqet në periudha të ndryshme të vitit. Specialistët shprehen se nëse merret mjekimi i duhur, ky infeksion kalon shpejt.

Kur fëmija preket nga gripi i syrit, duhet kujdes me higjienën pasi është infeksion shumë ngjitës dhe mbi të gjitha nuk duhet të frekuentojë kopshtin apo shkollën për të shmangur përhapjen tek bashkëmoshatarët.

Si për gripin apo dhe për infeksionet e ndryshme gjatë kësaj periudhe, rekomandohet vizita tek mjeku i familjes në Qendrat Shëndetësore, për të shmangur spitalet ku shpesh krijohen orë të gjata pritjeje.

Share With:
Translate »
58 Views